Taulanda Jupi: Sali Berisha u dërrmua politiksht pa filluar sulmi ndaj selisë

12 Janar 2022 | 21:29

Anëtarja e kryesisë së PD-së Taulanda Jupi tha se ish-kryeministri Sali Berisha u dërrmua politiksht pa filluar sulmi.

Sipas saj, një pjesë e demokratëve janë përdorur nga Berisha.

“Për sa i përket fitores apo humbjes, unë besoj se Sali Berisha u dërrmua politikisht pa filluar sulmi ndaj ndërtesës së Partisë Demokratike. Ai pretendonte që në oborrin e partisë do të sillte mijëra e mijëra demokratë, ndërkohë që ne pamë që aty kanë qenë një pjesë e demokratëve, dhe një pjesë njerëz që nuk kanë lidhje me partinë”, tha zonja Jupi në “Now” me Erla Mëhillin.

Ajo përmendi se veprimi i parë që kanë bërë protestuesit ishte lyerja e kamerave me bojë.

“Pse duhej të bëhej kjo kur protesta ishte paqësore?”, tha Jupi duke aluduar se në protestën e 8 janarit morën pjesë njerëz që kërkonin të nxisnin dhunë.

Në anën tjetër Taulanda Jupi arsyetoj blindimin e selisë blu duke thënë se “kishte informata se çfarë do të ndodhte dhe jetët e kujt rrezikoheshin”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026