Taulant Muka: Rektorët s’mund të rrinë pa folur dhe të dëgjojnë monologun e Ramës

28 Tetor 2022 | 08:31

Epidemiologu Taulant Muka thotë se gjendja në arsimin shqiptar është alarmante, pasi rektorët nuk folën dhe vetëm e dëgjuan kryeministrin Edi Rama në monologun e tij, në takimin e zhvilluar disa ditë më parë.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Muka u shpeh se e pakta që duhet të bëjnë rektorët, është të dhe t’i shprehin kreut të qeverisë problemet e arsimit.

“Ka edhe një problem tjetër, ka një çudi të madhe në Shqipëri. Në Shqipëri bëhesh pedagog thjesht me master. Faktikisht, mund të jesh asistent pedagog. Ka një korrupsion të jashtëzakonshëm në arsim. Universitetet përdoren si mekanizma nga shteti, një dekan, një rektor zgjedh persona të caktuar për shkak të votave dhe jo për shkak të vlerave intelektuale.

Vlera e universitetit sot, shikohet te ai takim i kryeministrit me të gjithë rektorër. Intelektuali që rri, dëgjon një monolog, tregon një gjendje mjerane, a thua se jemi në komunizëm. Gjëja më minimale duhet të flasim rektorët, zoti kryeministër kemi këto probleme”, theksoi ai.

Universiteti i Mjekësisë ka vendosur për rritjen e pagave të personelit akademik në kufirin maksimal të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 5 tetor 2002, ku parashikohet rritja e pagës me 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga universitetet.

Sipas vendimit të Bordit të Administrimit të këtij universiteti, efektet financiare për çdo nivel page mbi kufirin minimal deri në kufirin maksimal do të mbulohen nga të ardhurat e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024