Të dhënat personale të pacientëve, komisioneri Dervishi: Duhet Kujdes!

17 Shtator 2024 | 16:29

Të dhënat shëndetësore konsiderohen sensitive ndaj edhe Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka kryer një hetim administrativ në qendra shëndetësore të kujdesit parësor apo të specialiteteve për të parë se sa ligji zbatohet.

“Është një fushë që ne duhet të marrim më shumë masa dhe të tregojmë më shumë kujdes, është një situatë tërësisht e re që do vijë me miratimin e legjislacionit të të dhënave personale”, thotë Besnik Dervishi, komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri vuri theksin tek ndikimi që ka tek pacientët nëse të dhënat në lidhje me sëmundjen, adresën, numrin e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore do të bëhen publike.

“Nëse zbulohen ose vidhen të dhëna të tilla ndikojnë drejpërdrejtë në privatësinë, sigurinë dhe mirëqenien e pacientëve dhe dëmtojnë besimin e publikut në kujdesin shëndetësor”, shprehet Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE në Shqipëri.

Në të gjithë vendin janë 360 qendra shëndetësore me 2000 ambulanca që janë në shërbim të pacientëve, dhe që do të duhet të jenë të kujdesshëm në ruajtjen e të dhënave.

Deklarata e konfidencialitetit ishte një ndër rekomandimet e komisionerit, i cili gjithashtu ka kërkuar edhe trajnimin e personelit mjekësor që merret me të dhënat e pacientëve, parashikimin e afateve konkrete për mbajtjen e të dhënave personale të individëve, marrjen e masave për kryerjen e anonimizimit, arkivimit dhe/ose shkatërrimit të të dhënave si dhe  informimin e qytetarëve për prezencën e sistemit të video-survejimit në mjediset e qendrave shëndetësore, në mënyrë që t’u jepet mundësia të njihen me të drejtat që gëzojnë dhe mundësinë e ushtrimit të tyre në praktikë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026