Të dielën ndryshohen akrepat, nis periudha e orës dimërore
Ditën e dielë do të rikthehet ora diellore, pasi akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas.
Ndryshimi do të ndodhë në orën 03:00, për t’u ripozicionuar në orën 02:00.
Të gjitha pajisjet dixhitale përditësohen në mënyrë automatike, ndërsa manualisht duhet të ndryshohen vetëm orët analoge.
Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri të dielën e fundit të muajit mars 2026.
Në Europë ka pasur shpesh diskutime për aplikimin e vetëm një ore gjatë gjithë vitit, por deri tani pa rezultat.
Në vitin 2018, Komisioni Evropian propozoi të ndalohej ndryshimi gjashtëmujor i orës, duke u bazuar në rezultatet e një konsultimi publik.
Një vit më pas, Parlamenti Evropian mori vendimin, por ndryshimi i orës u la në dorë të vendeve anëtare. Më pas, për shkak të pandemisë, gjithçka mbeti pezull.
Në qendër të debatit qëndron vështirësia për të balancuar kursimin ekonomik me zakonet shoqërore dhe personale të secilit prej nesh.
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona