Të dielën PS mbledh Asamblenë, cili pritet të jetë fokusi i diskutimeve

9 Shkurt 2024 | 16:48

Një vit përpara zgjedhjeve parlamentare, socialistët do të rifreskojnë strukturat brenda partisë. Për këtë, kryesocialisti Edi Rama këtë të dielë ka thirrur Asamblenë Kombëtare.

Në mesazhin që sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi i ka dërguar anëtarëve, thuhet se në fokus është rienergjizimi i partisë në kuadër të detyrave të lëna nga Kongresi i 8 dhjetorit.

Klosi është kujdesur t’ju kujtojë anëtarëve se mungesat janë të pajustifikuara dhe se pjesëmarrja është e detyrueshme.

Brenda muajit mars duhet të përfundojë zgjedhja e kryetarëve të degëve, për t’i lënë vendin më pas delegatëve të Kongresit, Asamblesë e në fund Kryesisë së re.

Euronews Albania ka mësuar se mbledhja që do të nisë në orën 11:00 do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe se kjo ka qenë kërkesë e vet Ramës.

Kjo është hera e dytë pas 26 korrikut të vitit të kaluar që mbledhja e Asamblesë së kësaj force politike zhvillohet jo e hapur për mediat.

Veç zgjedhjeve brenda partisë, Rama pritet të përcjell edhe mesazhe për të vetët.

Hera e fundit kur socialistët mblodhën Asamblenë ishte në 4 shtator, ku kryeministri Rama njoftoi edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026