Të dielën RMV voton për raundin e dytë, 44 komuna ende pa kryetar

27 Tetor 2021 | 19:27

Me përfundimin e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, 34 komuna tashmë kanë mësuar emrin e kryetarit të ri.

Në raundin e dytë gara do të vazhdojë për 44 komuna të tjera, përfshirë edhe qytetin e Shkupit. VMRO-DPNME, partia më e madhe opozitare, ka fituar 22 komuna në raundin e parë, LSDM 9, ndërsa BDI 2 komuna.

Në shumicën e komunave shqiptare në balotazh garojnë BDI kundër koalicionit shqiptar Aleanca dhe Alternativa. Ndërsa në Tetovë kryetarja aktuale, Teuta Arifi do ketë përballë kryetarin e lëvizjes Besa, një parti tjetër në pushtet, Bilal Kasami. Në Kërçovë, Bërvenicë dhe Çashkë gara elektorale do të jetë një sfidë e mirëfilltë mes dy etnive shqiptare dhe maqedonase.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026