Të enjten 24 orë mocion me debat në Kuvend, Balla: Janë të mjaftueshme

27 Shkurt 2023 | 11:21

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se mocioni me debat që do të mbahet ditën e enjte do të ketë në dispozicion 24 orë në mënyrë që të gjithë deputetët të kenë mundësi të shprehen.

Në një deklaratë për mediat, Balla bëri me dije çdo deputet do ketë 10 minuta në dispozicion që është koha maksimale.

Ai tha se grupi parlamentar i tyre mezi e pret këtë mocion për debat për të diskutuar sipas Ballës disa të vërteta të rëndësishme.

“Të gjitha grupet parlamentare duhet të kuptojnë se foltorja në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të merret peng. Çdo deputet mund ta përdorë për të thënë mendimet e tij. Në këtë këndvështrim, për seancën e ardhshme, ditën e enjte kemi përcaktuar mbajtjen e mocionit me debat dhe besoj që të gjitha grupet parlamentare duhet të përgatiten më së miri për këtë debat. Ne po bëjmë përgatitjet tona për të shfrytëzuar këtë moment për të ndarë me opinionin publik çështje që kanë rëndësi për qytetarët.

Të mos gjendemi me kërkesa të tjera që mund të pengojnë mbajtjen e këtij mocioni me debat. Çdo deputet do ketë 10 minuta në dispozicion që është koha maksimale. Kemi të bëjmë me një bashkim të disa kërkesave. Mendoj se 24 orë janë të mjaftueshme. Duhet t’ju them se grupi ynë parlamentar mezi po e pret mocionin me debat për të diskutuar disa të vërteta me rëndësi për shqiptarët”-tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026