‘Të flasësh në erë s’është normale’, pedagogia: Si po shantazhohemi nga Rama
Pedagogia Mirela Karabina thotë se kryeministri Edi Rama ka shantazhuar mësimdhënësit në sistemin universitar, duke thënë se ata nuk e meritojnë rrogën që marrin.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, u shpreh se kreu i qeverisë duhet t’i mbështesë kërkesat e tyre.
“Të flasësh kështu në erë, nuk është normale, të etiketosh pedagogët. Sa herë ka një problem, sa herë ka një zë qytetar, gjithmonë ka një shantazh. Këtë e ka filluar kryeministri që me ngritjen e pedagogëve më 15 shtator dhe u kujtoi atyre që nuk e meritojnë pagën që kanë.
Kryeministri nuk është aty për të denoncuar, kryeministri është aty për të vepruar, për të mbështetur universitetin. Nëse ai realizon detyrat që ka, ka mekanizma që kontrollojnë dhe vlerësojnë punën e tyre”, theksoi ajo.
Sindikatat kërkojnë përmes protestave dhe presionit për bojkot, që pagat e pedagogëve të rriten 30% në këto momente.
Por, qeveria në përgjigjen e parë që ka dhënë ka dalë me vendimin për t’i rritur 7%, duke dhënë sinjale për një rivlerësim në vitin 2023.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 16:54 Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
- 16:49 NATO kërkon armë më ekonomike kundër dronëve: Nuk mund të përdorim raketa milionëshe
- 16:38 Studentët e Arteve sjellin në miniaturë monumentet e Gjirokastrës, promovojnë trashëgiminë kulturore
- 16:18 Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari
- 15:56 Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Duhet të mbrojmë demokracinë
- 15:40 I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje