‘Të gjitha partitë janë infektuar për të mos dhënë informacion’, gazetarët tregojnë vështirësitë në punë

23 Shtator 2021 | 07:40

Vështirësia në marrjen e informacionit në institucionet e vendit, përshirë edhe partitë politike, është një nga shqetësimet kryesore të gazetarëve të terrenit.

Gazetari Juxhin Mustafaraj u shpreh për Euronews Albania se është e vështirë që një gazetar të marrë informacion të dorës së parë në institucionet e vendit, në Presidencë apo partitë politike.

“Të gjithë institucionet përfshirë edhe partitë opozitare e kanë centralizuar informacionin, edhe Presidenca”, u shpreh ai, teksa shtoi se nuk ka qenë e nevojshme krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim, pasi do të sjellë informacion të kontrolluar.

E të njëjtit mendim është edhe gazetarja Klesiana Omeri, e cila tha se kjo agjenci cenon përditshmërinë e punës së tyre.

Ndërsa, gazetarja Danjela Maloku theksoi se është shqetësuese dhe alarm mënyra sesi do të procedohet më pas edhe puna e gazetarit.

“Informacioni do të jetë shumë herë më filtruar”, shtoi ajo.

Sakaq, gazetari Osman Stafa e quajti këtë agjenci një ministri të mirëfilltë propagande.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022