“Të heqim frikën”, Kush është aktorja e njohur e filmave shqiptar që hapi protestën e opozitës

20 Shkurt 2026 | 19:01

Në protestën kombëtare të opozitës, aktorja Rajmonda Bulku u shpreh se është e rëndësishme të rikthehet fryma e vitit 1991, kur shqiptarët iu bashkuan grevës historike të studentëve që çoi në rrëzimin e regjimit komunist.

Aktorja theksoi se ajo periudhë ishte shembull i bashkimit dhe guximit për të përballuar një sistem që kishte mohuar liritë për shumë vite.

“Kujtoj 20 shkurtin 1991 kur ishin bashkëngjitur në grevën heroike të studentëve. Nuk patëm frikë, luftuam kundër. Kishim një frymë të dashur qytetarë, hoqëm frikën, morëm guximin tonë, deshëm lirinë dhe të rrëzonin sistemin më të egër komunist që kishte humbur lirinë tonë. Dua të kujtoj atë frymë dhe ta sjellim këtu sot, atë dëshirë për të jetuar bukur në Shqipërinë tonë të bukur, ta bëjmë për jetët tona, për fëmijët tanë dhe nipërit. Të kenë mundësi të jetojnë më mirë, të punësohen këtu dhe të mos ikin e braktisin këtë vend të bekuar,” u shpreh Bulku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e prezantimit të 23...
18:56 | 07/07/2026

Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet dhe akuzat për financimin e koncertit të artistit amerikan Kanye West në Tiranë, duke mohuar pretendimet...
18:55 | 07/07/2026

Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat

Kryeministri Edi Rama ka vijuar të ngrejë pretendime për përfshirjen e aktorëve të huaj në protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 37 ditësh. Në...
16:27 | 07/07/2026