“Të hetohet plotësisht dosja ‘Partizani'”, Avokati Ramaj: Mund të ketë surpriza
Avokati Redi Ramaj foli në lidhje me çështjen “Partizani”, ku në pranga ka rënë dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi ndërsa ndaj liderit demokrat është caktuar masa “detyrim paraqitje” si dhe i është ndaluar dalja jashtë Shqipërisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, avokati Redi Ramaj u shpreh se kjo çështje duhet të hetohet plotësisht.
Ai theksoi se SPAK mund t’ia kishte komunikuar akuzën drejtpërdrejt, duke theksuar se mund të ketë surpriza të tjera për këtë çështje.
“Problemi është i tillë. Përsa i përket lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, neni ’73 i Kushtetuetës, flet qartë për heqjen e lirisë në çdo formë. Masa e sigurisë “detyrim paraqitje” e dhënë nga Gjykata për Berishën, bie ndesh në këndvështrimin tim. Në momentin që kemi një ligj më të lartë siç është Kushtetuta atëherë do i referohemi kësaj. Masa e sigurimit nuk ndalon hetimin.
Mund të ishte komunikuar dhe akuza drejtpërdrejt. Mund të kishim veprime të tjera të SPAK por ata kanë zgjehdhur për të marrë këtë masë sigurie. Kërkesa duhet të ishte paraqitur në Kuvend. Nëse ka thirrje për Berishën në Gjykatë është i detyruar të paraqitet”-tha Ramaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë