Të huajt e moshës së 3-të, preferojnë Vlorën për pushime, interes për kulturën

8 Maj 2025 | 18:36

Vlora ka nisur të mirëpresë vizitorët e parë të këtij sezoni, kryesisht grupe turistësh të moshës së tretë nga vende të ndryshme të botës. Krahas bukurive natyrore, kjo periudhë para sezonit turistik karakterizohet nga çmime më të ulëta dhe temperatura më të përshtatshme për moshat e mëdha, duke e bërë qytetin bregdetar një zgjedhje të preferuar për këta vizitorë.

Turistët vijnë nga vende si Izraeli, Italia, Gjermania, por nuk mungojnë edhe ata nga Afrika apo edhe nga shtete e Lindjes së Mesme.

Interesi i tyre lidhet me historinë dhe kulturën e qytetit.

“Jam nga Izraeli dhe më pëlqen shumë Vlora, njerëzit dhe atmosfera e qytetit. Dielli, mikpritja dhe veçanërisht Manastiri i Zvërnecit më kanë lënë mbresa. Ndoshta nuk jam e sigurt nëse do të rikthehem, por me siguri do ta rekomandoj Vlorën si destinacion.”

“Së pari, plazhet janë shumë të bukura, pamjet janë të mrekullueshme dhe ushqimi është fantastik. Besoj se do të rikthehem. Shqipëria është e bukur dhe do të zhvillohet akoma më shumë. Vlora më pëlqen për atmosferën dhe qetësinë që ofron.”

Operatorët turistikë raportojnë një rritje të ndjeshme të kërkesave dhe rezervimeve, jo vetëm në njësitë hoteliere, por edhe në apartamentet që jepen me qira ditore, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tendencë jep sinjalet për një sezon turistik premtues për qytetin bregdetar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë...
16:46 | 27/07/2026

U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë

Policia e Shtetit ka liruar pas rreth dy orësh shoqërimi aktivistin e protestave, Arben Kola, i cili u shoqërua mëngjesin e kësaj të hëne gjatë...
13:03 | 27/07/2026

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026