Të huajt pushtojnë Gjirokastrën
Qyteti i gurtë i Gjirokastrës mbetet një nga atraksionet turistike më të veçanta në vendin tonë. Këtë vit janë mbajtur me dhjetëra aktivitete kulturore dhe artistike të cilat kanë tërhequr vëmendjen e turistëve, kryesisht të huajt.
Qyteti i gurtë është duke njohur ditë të arta përsa i përket turizmit. Me qindra vizitorë zbarkojnë për atraksionet turistike, aktivitetet kulturore dhe kulinarinë karakteristike.
Kamera e Euronews Albania kreu një vëzhgim në një nga pjesët më tërheqëse të qytetit ku qartë vihet re numri i lartë i turistëve të huaj.
Ata tregojnë se pëlqejnë mikpritjen gjirokastrite por edhe çmimet tejet të ulëta për ta.
“Unë vij nga Hollada, jetoj ne Amsterdam dhe kemi ardhur në Gjirokastër sepse po bëjmë një tur në Shqipëri. Më pëlqen shumë, klima është shumë e mirë dhe njerëzit janë miqësor,” – u shpreh një qytetar.
“Oh, këtu edhe berberët janë shumë të mirë, bashkëshorti im u qeth këtu. Çmimet janë shumë të mira, jemi të lumtur me to. Do ua sugjerojmë e të tjerëve kur të shkojmë në vendin tonë,” – tha një zonjë.
Për drejtorin e turizmit në bashkinë e Gjirokastrës, Blerim Kore, sezoni mund të konsiderohet i suksesshëm. Ajo që bie në sy, është numri i lartë i të huajve krahasuar me vizitorët shqiptarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës