“Të japim gjithçka në fushë”, Gjimshiti: Gati për Serbinë, kërkojmë vetëm fitore

6 Qershor 2025 | 19:22

Trajneri i Kombëtares Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë folur këtë të premte për mediat në ‘Arenën Kombëtare’ para ndeshjes kundër Serbisë.

Kapiteni tha se ekipi është përgatitur mirë dhe ka pasur kohë të mjaftueshme për stërvitje, pasi kampionatet me klubet kanë përfunduan më herët.

“Jemi gati për nesër. Besoj se do të kemi sërish tifozërinë më të bukur në botë – për mua dhe për gjithë shqiptarët. Mbështetja e tyre ka qenë gjithmonë e rëndësishme për ne.”

Gjimshiti tha se gjatë ditëve të pushimit vizitoi familjarët në vendlindje dhe foli me trajnerin Sylvinho për përgatitjen ndaj Serbisë.

“Kisha 3-4 ditë pushim, pashë gjyshen dhe gjyshin në vendlindje. Ishte shumë e rëndësishme për mua. Porosia është e qartë: jemi të fokusuar te ndeshja dhe gjithmonë kërkojmë fitoren – edhe ndaj një kundërshtari të fortë si Serbia.”

Kapiteni kuqezi tha se nuk pret që emocioni i përballjes të ndikojë ndjeshëm, por theksoi rëndësinë e përqendrimit.

“Nuk besoj se do të jetë shumë e vështirë emocionalisht. Ka disa gjëra që mund të ndikojnë te ndonjë lojtar, por duhet të fokusohemi te loja, te kundërshtari dhe te vetja jonë. Më e rëndësishmja është të marrim 3 pikët.”

Ai shtoi se përgjigjen më të mirë Shqipëria do ta japë në fushë:

“Mesazhi më i mirë vjen nga paraqitja jonë. Do të japim gjithçka në fushë. Jemi përgatitur mirë, kemi analizuar kundërshtarin dhe besoj se jemi gati.”

I pyetur për përballjen me yjet serbë si Vlahoviç dhe Joviç, Gjimshiti u shpreh:

“Nuk kam folur me shumicën prej tyre, përveç Samardzic që e kam në stërvitje. Nuk dua të zbuloj çfarë kemi biseduar. Serbia ka shumë lojtarë cilësorë individualisht, ndaj çelësi do të jetë të fokusohemi te loja jonë dhe te grupi, jo vetëm te emrat.”

Në fund, kapiteni refuzoi të komentojë mbi jetën e tij private, kur u pyet për bashkëshorten nga Serbia:

“Nuk jam këtu për të folur për jetën private. Jam këtu për futboll. Këto janë çështje personale dhe nuk kanë lidhje me kombëtaren.”

Dueli Shqipëri-Serbi luhet të shtunën e 7 qershorit në orën 20:45 dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026