“Të këndosh në pedonale është dhimbje!” Robert Radoja flet për videon virale…

28 Janar 2024 | 19:43

Robert Radoja ka folur për herë të parë në “Profil” për videon virale ku pa të njohurën e tij që këndonte në pedonale.

Ai tregoi se zonja në fjale është inxhiniere mekanike e dalë në pension, ajo nuk ishte bërë artiste për shkak të biografisë. Për hërë të parë dhe të fundit e kishte takuar në Pallatin e Pionerëve, duke treguar se ajo që atëhere i kishte qejf këngët operistike.

Kompozitori Radoja tregon se rastësisht e takoi në pedonale, më saktë e tërhoqi zëri i saj, ajo po këndonte një arje tha ai- “Kur u afrova fytyra me kujtonte diccka por kishinn kaluar 60 vite, edhe ajo më njohu, do ta ndihmoj. Nuk e kam takuar që kur ka qenë e vogël, por ishte një vajzë që kishte ëndërruar për të bukurën dhe me përfundu te pedonalja është pak dhimbje”.

Gazetarja Greta Topjana, këtë javë në “Profil” na njohu me jetën e kompozitorit të shquar Robert Radoja. Artisti i madh rrëfeu për sakrificat e rrugëtimit të tij artistik që nisen që në moshën 4-vjeçare kur preku për herë të parë pianon dhe prej atij momenti nuk u nda kurrë prej saj.

Po ashtu Radoja me shumë emocione foli edhe për familjen e tij, ku drama më e madhe mbetet vdekja e bashkëshortes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026