Të lësh fëmijën rrugëve të Evropës, 235 prindër u hetuan 5 vitet e fundit
Tingëllon sureale, por nga 2017-ta, 235 prindër janë hetuar nga autoritetet për braktisje të fëmijëve.
Shumica e bëjnë me vetëdije, me shpresën për një jetë më të mirë në vendet e Evropës. Euronews Albania sjell dëshmi nga historitë dramatike të familjeve shqiptare.
“Fëmijët i kam lënë vetë me dashje vetëm në azil, në dhomën ku qëndronim, në fshatin Ferne të komunës Sellzkoten Gjermani dhe u ktheva në Shqipëri. Mendova se atyre mund t’u krijoheshin kushtet për një jetë më të mirë”, tregon dënuara me iniciale M.L.
Kjo është dëshmia e një nëne të dënuar nga gjykatat shqiptare që braktisi 3 fëmijët e saj.
5 vitet e fundit, 235 prindër të tjerë lanë fëmijët e tyre në vendet e evropës.
Rastet më të shumta hetimesh ka pasur në vitin 2017-të, ndërsa gjatë vitit 2021 janë hetuar 26 prindër.
“Deklaroj se kam vepruar kështu, sepse këtu në Shqipëri nuk ka asnjë të ardhme për fëmijët tanë. Djali im e kishte si pasion që të largohej jashtë shtetit dhe më bëhet qejfi që ai ka arritur të kalojë në Angli, atje kam dëgjuar se njeriu trajtohet më mirë dhe me vjen mirë që ai të filloje një jetë të re në shtetin anglez”, thotë një tjetër i dënuar me iniciale R.L.
Nga hetimet rezulton se të miturit pasi lihen në vendet e Evropës, kalojnë ilegalisht drejt Britanisë së Madhe me kamion ose në rrugë detare.
“Djali më mori në telefon më tha se e kishte marrë në shtëpi një grua me kombësi indiane e cila ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë. Shkonte në shkollë dhe kishte dalë mirë me mësime. Nuk kishte asnjë problem në Angli dhe nuk donte të kthehej”, tha i dënuari me iniciale S.J.
Sipas një raporti të “Save the Children” të miturit shqiptarë të pashoqëruar që kanë emigruar në Itali renditen të dytët, mes të rinjve të gjithë botës.
Por ka edhe raste ku prindërit largohen jashtë vendit dhe lënë në mëshirë të fatit fëmijët e tyre.
Në grua është dënuar nga gjykata e Tiranës dhe i është hequr përgjegjësia prindërore, pas hetimeve që nisën nga kallëzimin e një punonjësja sociale të bashkisë Kamëz. Gruaja ishte larguar nga vendi duke lënë të vetëm 3 fëmijët e saj, 12, 10 dhe 5 vjeç.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 18:43 Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 18:30 Projekti në Zvërnec, edhe banorët e Durrësit dalin në protestë