“Të merren masa urgjente”, eksperti: Nga kufiri mund të hyjnë terroristë
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Kreshnik Osmani tha në emisionin Now në Euronews Albania se aksidenti tragjik me 8 viktima në Këlcyrë tregoi problematikën e madhe që ekziston me emigrantët e paligjshëm.
AI theksoi mes të tjerash se duhet të merren masa urgjente në kontrollin e kufirit pasi, përveç personave që mund të kenë nevojë vërtetë për të emigruar, mund të futen dhe persona me kontigjentë kriminalë që mund të destabilizojnë politikisht shtetin.
“Problemi më i madh që ne duhet të na shqetësoj është se është një hall i madh që do të vij duke u rritur. Situata gjeopolitike, na tregon se lindja e Mesme po ekspodon, veçanërisht tani që zmadhohet përplasja Izrael-Hamas.
Zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ne duhet të na ke mi frikë dhe të merren masa urgjente Të kontrollohet territori urgjentisht sepse nuk na vijnë vetëm hallexhinj që kanë hequr veshkën por nesër mund të na vijnë kontegjentë kriminalë që mund të na destabilizojnë politikisht”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 10:44 Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 10:43 Zyrtari i Emirateve të Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit, shenjë se janë të paaftë të angazhohen për uljen e tensioneve
- 10:35 Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin
- 10:25 Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
- 10:12 I shoqëruar nga ministrat Hoxha dhe Nufi, Rama mbërrin në Samitin e NATO-s. Takim me Rutte (VIDEO)
- 10:07 SHBA armatos Turqinë! Reagimi i parë i kryeministrit grek në Ankara