“Të miturit në rrezik”, BE hap hetim ndaj Snapchat për aktivitete kriminale dhe shfrytëzim

26 Mars 2026 | 18:30

Komisioni Europian ka hapur një hetim ndaj platformës Snapchat për të verifikuar nëse ajo ka shkelur rregullat e BE për mbrojtjen e fëmijëve në internet. Dyshimet lidhen me ekspozimin e të miturve ndaj rreziqeve si manipulimi, shfrytëzimi apo aktivitetet kriminale.

Autoritetet dyshojnë se platforma mund të lejojë që të rritur të shtiren si përdorues të rinj dhe të kontaktojnë fëmijët për qëllime kriminale ose shfrytëzim seksual pasi vetëdeklarimi konsiderohet i pamjaftueshëm për të mbrojtur të miturit. Po ashtu, Komisioni po heton nëse përmes platformës mund të shpërndahen informacione për shitjen e produkteve të ndaluara apo të kufizuara si droga, alkooli apo cigaret elektronike.

Hetimi do të fokusohet në disa elementë kyç, si mbrojtja nga “grooming”, rekrutimi i të miturve për aktivitete kriminale, cilësimet e privatësisë, si dhe mënyrat e raportimit të përmbajtjeve të paligjshme. Autoritetet europiane theksojnë se mekanizmat aktualë mund të mos jenë të lehtë për t’u përdorur dhe nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme për përdoruesit e rinj.

Nga ana tjetër, kompania ka deklaruar se siguria e përdoruesve është prioritet dhe se po bashkëpunon me autoritetet për të përmbushur standardet e BE-së. Megjithatë, nëse konstatohet shkelje, Snapchat mund të përballet me masa të forta, përfshirë gjoba të konsiderueshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026