‘Të moshuarin e kishin grimuar’, aktorja denoncon një tjetër rast dhune te ‘Orenda’
Aktorja Kaltrinë Zeneli, e cila ka publikuar videon e dhunës së të moshuarës që qendrën Orenda është nderuar me mirënjohje nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Kjo mirënjohje Zenelit i është ndarë “për guximin dhe kontributin e dhënë në paraqitjen e rastit ‘Orenda’, si dhe inkurajimin e qytetarëve për raportimin e rasteve në Prokurori”.
Në një intervistë për emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania, aktorja tregoi se pas publikimit të videos të tjerë njerëz e kanë telefonuar për të denoncuar raste të dhunës ndaj të moshuarve në të njëjtën qendër.
“Një rast tjetër që ka pasur një familjar në Orenda, babanë më duket, ka treguar se kur ka dashur të shkojë të takojë prindin nuk e kanë lejuar dhe i kanë thënë të vijë pas 2 ditësh. Kur ka shkuar ta takojë e kanë lejuar vetëm 15 minuta dhe ka kuptuar që prindi ka qenë me grim në fytyrë dhe ajo ka dyshuar se e kanë grimuar që të mos dalloheshin shenjat e dhunës. Bëhet fjalë për pak kohë para publikimit të videos”, tregoi aktorja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare