‘Të ndahemi nga e kaluara’, deputeti Likaj: Kuvendi i 18 dhjetorit është legjitim

21 Dhjetor 2021 | 08:04

Deputeti i PD-së, Ramadan Likaj tha për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se 90% e strukturave të partisë në Malësinë e Madhe kanë marrë pjesë në Kuvendin e datës 18-dhjetor.

“Data 18 pasqyroi rrugën e Partisë Demokratike. Gjithçka tjetër është jo-legjitime. PD do të ndahet nga e kaluara”, u shpreh deputeti.

Ai nënvizoi se ajo që po ndodh brenda PD-së nuk është një situatë e lehtë, por shumë shpejt kjo parti do të bashkohet dhe ringrihet.

“Unë mendoj që PD ka një kauzë që të rrëzojnë sa më shpejt nga posti kryeministrin aktual”, u shpreh ai.

Deputeti shtoi se problemet e brendshme në PD ndikuan edhe në rezultatin zgjedhjeve të 25 prillit.

“Absolutisht nuk mund ta shkëpus këtë gjë. Se sa ka dhënë refleksin e vet këtë nuk mund ta mat sot. E vërteta është që ne jemi të vetëdijshëm që të gjithë që 25 prilli ka qenë një masakër e vërtetë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022