“Të ndalim dimrin demografik”/ Mesazhi i Arqipeshkvit Arjan Dodaj për Pashkët

19 Prill 2025 | 18:40

Në vigjilje të Pashkës, Arqipeshkvi i Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, dha mesazhin e tij duke u ndalur te rëndësia e institucionit të familjes dhe mbështetjes së rinisë duke shmangur largimin e tyre nga vendi.

Kreu i kishës katolike tha se Dita e Pashkës duhet të ndriçojë njerëzimin drejt një rruge të drejtë dhe larg interesit të momentit.

“Kemin nevojë të investojmë më shumë te familja dhe sidomos te çiftet e reja, se pa çiftet e reja që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri do thellohet në mënyrë dramatike dimri demografik që ka shënuar vendin tonë, të mësojmë nga gabimet e vendeve perëndimore dhe të shikojmë vendet që po reagojnë ndaj këtij dimri. Mesazhi dhe angazhimi i parë duhet të jetë për institucionin më të rëndësishëm dhe të domosdoshëm që është ai i jetës dhe familjes. Këtu kemi nevojë për njerëz dritëlarg që nuk mbyllen tek interesi i momentit, sikurse fatkeqësisht jemi të detyruar të veprojmë në shumë fusha. Të bëhemi bashkë për të promovuar kulturën e punës së ndershme”, tha mes të tjerash Arqipeshkvi.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026

Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri

Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë prova se përbërja gjenetike e një personi ndikon në mënyrën se si zhvillohet kanceri. Zbulimi ndihmon në shpjegimin...
18:50 | 28/07/2026

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në...
18:04 | 28/07/2026