Të paktën 11 të vrarë nga të shtënat gjatë stërvitjeve ushtarake ruse
17 Tetor 2022 |
07:56
Të paktën 11 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një terren stërvitor ushtarak në rajonin Belgorod të Rusisë.
Dy sulmues hapën zjarr ndaj një grupi vullnetarësh, tha ministria ruse e Mbrojtjes, më 15 tetor.
Ministria shtoi në deklaratë se të shtënat ndodhën ndërsa disa vullnetarë po trajnoheshin për të luftuar në Ukrainë, duke e quajtur incidentin një sulm terrorist, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Ata thanë se dy vullnetarët që qëlluan mbi ushtarët e tjerë, u qëlluan për vdekje nga pala e kundërt.
Është ende e paqartë nëse vdekjet e tyre përfshihen në mesin e 11 të vdekurve të konfirmuar. Të dy ishin shtetas nga një ish-republikë sovjetike, deklaroi ministria, por nuk dha detaje të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri