Të paktën 28 pelegrinë vdesin në një aksident në Iran

21 Gusht 2024 | 09:08

Një autobus që po bartte pelegrinë pakistanezë u rrokullis në Iran, duke lënë të vdekur të paktën 28 pasagjerë, raportoi media shtetërore më 21 gusht.

Sipas raportimit, 23 persona të tjerë janë lënduar.

Aksidenti ndodhi në orët e vona të 20 gushtit në provincën qendrore iraniane të Jaztdit. Aksidenti u shkaktua nga një defekt teknik në sistemin e frenimit të autobusit, sipas hetimeve fillestare të kryera nga policia e trafikut në Iran, shkruan REL.

Miliona myslimanë shiitë aktualisht po marrin pjesë në pelegrinazhin e Arbainit, në Qerbela të Irakut.

Kjo ngjarje shënon zinë 40-ditore pas martirizimit të Imam Husein bin Ali, një figurë qendrore e islamit shiit dhe nipi i Profettit Muhamed.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

43 persona humbën jetën ngas shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026

Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile

Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit akuzoi Shtetet e Bashkuara për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile në sulmet e saj ndaj vendit,...
18:40 | 16/07/2026

Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA

Tymi i dendur nga qindra zjarre në Kanada mbuloi një pjesë të madhe të SHBA-së nga Midwest në Verilindje të enjten, duke nxitur paralajmërime nga zyrtarët që banorët duhet...
18:35 | 16/07/2026