‘Të pashpërblyer për faj të shtetit’, banori mbështetet nga Avokatja e Popullit
“Nuk kam marrë pagesë qiraje, na kanë diskriminuar me legalizimet”. Kështu u shpreh banori i Astirit, Ilir Katiraj, të cilit iu shemb banesa nga projekti i Unazës së Re.
Ai tregoi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se procesi i legalizimit ka qenë i njëjtë, por disa fqinj të tij e morën, ndërsa ai jo.
Z. Katiraj nënvizon se është absurde që në të njëjtën zonë disa të marrin legalizimet për banesat e tyre dhe disa të tjerë jo.
Ai thotë se edhe ata banorë që i kanë pasur me dokumente banesat janë dëmshpërblyer, por me vlera të ulëta dhe kanë nisur procese gjyqsore.
Ndërsa Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca deklaroi se këtu kemi të bëjmë me një trajtim të pabarabartë. “Shteti në këtë moment ka trajtuar në mënyrë të pabarabartë disa persona, disa përfituan nga ligji i legalizimit, disa jo”, u shpreh ajo.
Znj. Ballanca tha se për këtë çështje ka çuar raport në Kuvend. Ajo shtoi se ka një përplasje mes Avokatit të Popullit dhe institucioneve të përfshira në projektin e Unazës së Re.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës