Të rinjtë mblidhen në Tiranë, programi i BE bën bashkë 100 të rinj nga rajoni
Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 ka bërë bashkë në Tiranë rreth 100 të rinj nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.
Programi “Perspektiva e të rinjve”, në kuadër të “Reload 2”, mbahet në Tiranë në datat 16-17 nëntor, me në fokus diskutimet për mjedisin, zhvillimin ekonomik, integrimin në BE dhe rolin e tyre në komunitet.
Ky aktivitet i cili një javë më parë është mbajtur edhe në Bosnje, synon të ndihmojë liderët rinorë, qeveritë qendrore dhe vendore, si dhe shoqërinë civile për të mundësuar një pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në demokracinë vendore.
Të rinjtë nga i gjithë rajoni, diskutojnë mbi mundësitë për të hartuar strategji të përbashkëta, si dhe të diskutojnë drejtpërdrejtë me politikëbërësit.
Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 është i financuar nga BE me qëllim forcimin e demokracisë në Ballkanin Perëndimor si dhe procesin e integrimit në Union për këto vende.
Projekti synon fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë, për të pasur më shumë rol në vendim-marrje, në mënyrë që të imponojnë në politikbërje për një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Reja s’pati sukses’, Rraklli: Pse të mos kemi trajner shqiptar për Kombëtaren?
- Cili do ishte trajneri ideal për Kombëtaren? Flet Ansi Agolli
- 20-25 vizita në ditë tek një mjek psikiatër, shkak problemet ekonomike e sociale
Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese
- 19:21 Venezuela hap linjë telefonike emergjente për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë
- 19:20 Kupa e Botës 2026, cilat skuadra të vendeve të treta do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt?
- 19:04 Izraeli urdhëron ushtrinë të përgatitet për ‘qëndrim të zgjatur’ në Libanin jugor
- 18:59 Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 18:43 Vala e të nxehtit nxit zjarre në Francë, Greqi dhe Spanjë. Zjarrfikësit në betejë me flakët
- 18:43 Vance pretendon se SHBA-të i kanë të gjitha kartat në Iran: Ata janë të dobët, Amerika fiton