Të shtëna me armë zjarri në Roskovec, raportohet për dy viktima
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Roskovecit. Nga informacionet paraprake raportohet për dy viktima.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kurjan, ndërkohë që burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është identifikuar si Altin Kuka.

Ai është vetëdorëzuar në komisariat pas ngjarjes së rëndë, së bashku me armën e krimit.
Vladimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj, xhaxha e nip, dyshohet se janë viktimat e vrasjes së dyfishtë.

Dyshohet se konflikti mes autorit dhe viktimave ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta mes djalit të autorit dhe viktimave.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në reagimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë