Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet drejt një automjeti

2 Janar 2025 | 20:52

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së enjtes në Shkodër.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës rreth orës 20:10, në lagjen Partizani, në Sheshin Rus, ku një person që qarkullonte me një motomjet pa targa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar, në pronësi  të shtetasit Elvis Hoxha.

Nga të shtënat  janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjeti si dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot.

Pas marrjes së njoftimit  shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të drejtuesit të motomjetit që lëvizte autori.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpunëtori i tij, drejtuesi i motomjetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026