Të shtëna në fushatë në RMV, Zaev: Kam urdhëruar ministrin e Brendshëm të hetojë
Fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ka filluar me incidente dhe prishje të rendit publik.
Në dy tubime të Bashkimit Demokratik për Integrim, parti në pushtet e udhëhequr nga Ali Ahmeti, është qëlluar me amë zjarri në ajër. Fillimisht të martën në Çair të Shkupit, ndërsa e njëjta skenë u përsërit edhe mbrëmë në komunën e Zhelinës.
Në videot amatore shihet qartë se të shtënat me armë zjarri shoqërohen me duartrokitje nga pjesëmarrësit e tjerë në aktivitet.
Ministria e Brendshme deri tani nuk ka reaguar dhe nuk ka zbardhur asnjërin incident. Nga ana tjetër, kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i pyetur nga Euronews Albania tha se të shtënat me armë zjarri në tubimet e partnerit të tij në koalicion, nuk i ngjajnë një shteti aspirant për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Pa dallim se për kë bëhet fjalë kjo është e palejueshme. Nuk e di se cili ka qenë qëllimi. Nëse mendon dikush se me këtë fiton vota gënjehet, ky veprim të humb vota. Demonstrimi i forcës, muskujve madje edhe gjuajtja në ajër është me të vërtetë e pa hijshme për një vend i cili është kandidat për anëtarësim në BE dhe në fund të ditës nuk është as pragmatike”, u shpreh Zoran Zaev.
Kryeministri Zaev bëri të ditur se ka kërkuar nga Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski që urgjentisht të merret me zbardhjen e incidenteve.
“Më duhet ta them atë që ja thash edhe ministrit Sposovski publikisht të veprohet, nuk më intereson se për kë bëhet fjalë, që kjo të mos përsëritet”, tha z. Zaev.
Për incidentet ka reaguar edhe opozita shqiptare. Ata thonë se tubimet e BDI-së tashmë paraqesin rrezik për banorët, ndërsa kritikojnë policinë për mosveprim. BDI nga ana tjetër deri tani nuk ka komentuar zyrtarisht përdorimin e armëve në fushatë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë