“Të tre fituan sot nga takimi” Mulaj: Vuçiç, ujk i veshur si qingj

26 Qershor 2024 | 22:37

Gazetraja Esmeralda Mulaj e ftuar në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania tha se të tre politikanët fituan sot nga takimi trepalësh.

Sipas saj Vucic shfaqi dhe një herë propagandën ndërsa Kurti i bëri me dije qytetarëve që ai nuk do të bashkëpunojë me Vucic.

“Kam përshtypjen që të tre fituan sot. Fitoj Borrall sepse po ikën nga detyra dhe sot thotë ja i bashkova dhe një herë palët në Bruksel, prej kohësh nuk diskutonin. Fitoj Vucic  sepse dhe një herë shfaqi propagandën e tij se dhe një herë ai do jetë gati për diskutim, pra atë lëkuren e qingjit veshur tek ujku. Kurti nga ana tjetër ju tha të vetëve që unë nuk bëj kompromis, është e mbyllur, unë nuk ulem me Vucic” tha Mulaj.

Sipas saj ajo çfarë ka ndikuar që takimi të mos zhvillohej është fakti që një ditë më parë u zgjodhën emrat e komisionit Evropian.

“Sa i përket takimit trepalësh unë mendoj që ata kanë rënë dakord, por fakti që dje u lajmëruan se është rënë dakord për emrat e rinj që do të përfaqësojnë Komisionin Evropian, mendoj kjo e ka tërhequr Kurtin” tha  ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026