“Të ulim kohën e pritjes së kamionëve në dogana”, Rama: Shqipëria gati në qershor
Tirana pret sot Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Edi Rama në fjalën hapëse të këtij samiti, të mbajtur në Pallatin e Koncerteve tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë së bashku për lehtësimin transportit dhe tregut të përbashkët mes tyre duke shmangur burokracitë.
Ai tha se Shqipëria do të jetë gati, që duke nisur nga qershori, të zbatojë aplikimin për digjitalizimin e tregut të përbashkët, duke mundësuar kështu shkurtimin e orëve të pritjes së kamionëve në dogana.
“Si mund të bëhemi më të lirë e më të mëdhenj, nëse kam eksport duhet të presin ende mijëra orë në vit në kufijtë tanë rajonal. Si mund të mos heqim barrierat jo tarifore dhe të humbasim një rritje potenciale me 3% çdo vit. Ajo çfarë mund të them është se Shqipëria është e gatshme për këtë ushtrim sfidues. Nëse përmbushim kriteret për zonën e përbashkët të pagesave do ulim tarifat për qytetarët që sjellin para në Shqipëri. Ambicia jonë është që në qershor të jemi gati për aplikimin tonë. Nëse ulim vetëm me 3 ore kohën e pritjes së kamionëve në kufi kursejmë 25 mln euro, për të shkuar aty na duhet që të gjithë të kryejmë një proces mjaft kompleks. Mbështetur në përvojën nga Ballkani i Hapur ky ushtrim nuk është i lehtë”, tha Rama.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në