“Të veprohet tani”, Kurti: Pse nuk po sanksionohet ende Serbia për Banjskën?

24 Nëntor 2023 | 18:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku ka bërë thirrje te ndërkombëtarët që të marrin masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Kurti ka thënë se Serbia duhet të sanksionohet, në mënyrë që sipas tij, të mos ketë përsëritje të rasteve të tilla.

Me tej, shefi i qeverisë së Kosovës ka paralajmëruar se nuk do të tolerohet e as durohet çfarëdo përsëritjeje që i ngjan sulmit të 24 shtatorit.

“Sepse masat dhe sanksionet e Serbisë ne nuk i duam që të ketë dënim me ndëshkim, por para se gjithash mos të ketë përsëritje. Nuk mund ta tolerojmë as durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit si sulm terrorist e kriminal dhe për këtë duhet të veprohet tani e jo nesër”, tha Kurti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026