Teknologjia, pjesë e makinës luftarake në konfliktin Rusi-Ukrainë
Këto trupa janë pjesë e ekipit ukrainas të zbulimit, të quajtur “Xixëllonjat”. Ato menaxhojnë dronët për të identifikuar pozicionet e Rusëve.
Përdorimi i avionëve të telekomanduar po luan një rol kyç në operacionet ushtarake ukrainase, sidomos në rajonin Mikolaiv, ku bombardimet e Rusisë janë përshkallëzuar në javët e fundit.
Javën e kaluar, ushtria ukrainase deklaroi se kishte marrë rreth 20 milionë dollarë nga donatorët ndërkombëtarë për blerjen e dronëve zbulues.
Autoritetet prezantuan disa prej mjeteve të avancuara teknologjike në një aeroport në rrethinat e Kievit, përpara vendosjes në vijën e frontit.
Ndërsa në Mikolaiv, oficerët monitorojnë progresin e dronëve dhe i drejtojnë armët e tyre tek objektivat për stërvitje.
Ky është një konflikt ku teknologjia, e përdorur dikur për argëtim, është bërë pjesë e makinës luftarake.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar