Telefonatë me Zelenskin, Macron ‘i mobilizuar për nevojat e Ukrainës’
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe presidenti francez Emanuel Macron diskutuan mbështetjen humanitare dhe ushtarake gjatë një telefonate të enjten, sipas një deklarate nga qeveria franceze, ndërsa trupat vazhdojnë të luftojnë për një qytet kyç lindor.
Zyrtarët lokalë ukrainas thonë se qyteti i Severodonetsk tani kontrollohet kryesisht nga forcat ruse. Më herët në komente të veçanta, Zelensky tha se rajoni “mbetet epiqendra e konfrontimit në Donbas”.
Presidenti francez tha se vendi i tij “do të mbetet i mobilizuar për të përmbushur nevojat e Ukrainës, duke përfshirë ndihmën me armët e rënda”.
Macron gjithashtu e pyeti Zelenskin për nevojat e tij “përsa i përket pajisjeve ushtarake, mbështetjes politike, mbështetjes financiare dhe ndihmës humanitare”.
Në deklaratën që përshkruan natyrën e telefonatës, thuhet se të dy liderët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq