Temperatura deri në 36 gradë celsius, parashikimi i motit për javën
3 Qershor 2024 |
08:24
Java nis me mot të paqëndrueshëm me vranësira që do të jenë më të theksuara gjatë orëve të pasdites ku mund të ketë me momente me reshje të pakta shiu.
Meteorologu i Meteolab Hakil Osmani tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se sot temperaturat pritet të variojnë në 33-34 gradë celsius.
Nga e marta në vijim do ketë përmirësim të kushteve të motit me intervale të gjata me diell dhe pasdite me vranësira, përjashtim bën e enjtja ku në juglindje mund të ketë reshje të izoluara shiu.
Temperaturat të martën do zbresin deri në 32 ndërsa duke nisur nga e mërkura do ketë rritje graduale deri në fundjavë kur pritet të shkojnë mbi vlerën 36 gradë celsius, në Tiranë deri në 35 gradë celsius.
Lajme të Sugjeruara
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar