Temperatura të larta dhe kthjellime, parashikimi i motit për javën
Akil Osmani nga metoalb tregoi për emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania se si do të jetë parashikimi i motit për javën.
Ai theksoi se jo vetëm dita e sotme por e gjithë kjo javë parashikohet që të ketë temperatura të larta.
“Në fundjavë parashikohet të sjellë një rritje akoma të temperaturave duke bërë që të kalojë lehtësisht dhe 20 gradë celsius”- theksoi ai.
Më tej nënvizoi se gjatë javës do të rriten dhe temperaturat e ajrit në zonat malore nga 1 gradë celsius në 5 gradë.
Përsa i përket kushteve të motit, do të kemi orë të shumta me diell deri ditën e premte.
Gjatë fundjavës do të ketë vranësira, por gjatë natës do të ketë dhe reshje shiu.
“Këtë javë do të ketë dominim kthjellimesh dhe temperatura të larta”- përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë