Temperatura të larta e reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë javë
Hakil Osmani nga metoalb ka treguar se si do të jetë moti për këtë javë.
Sipas tij dita e sotme dhe e nesërme mbeten në mbizotërimin e kthjellimeve ndërsa do të ketë reshje të pakta shiu
Sipas tij në zonat malore do të kemi reshje shiu ndërsa në zonat e thella malore të kemi reshje të dëborës.
Deri ditën e premte do të kemi më shumë orë e diell por vranësirat e shpeshta do të mbeten prezente.
“Duke filluar nga e mërkura deri të premten reshjet do të izolohen vetëm në zonat malore, ndërsa ultësira perëndimore do të jetë në dominimin e kthjellimeve”- bëri me dije Osmani.
Ky i fundit për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania theksoi se fundjava ka sinjale të ketë më shumë vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu, ku më të shumta do të jenë në zonën veriore.
“Duke filluar nga sot deri të premten do të kemi një përmirësim të parametrit të erës, ndërsa në fundkavë erërat do të jenë të forta”- tha ai.
Osmani informoi se sot e nesër pritet që temperaturat të jenë të larta. Ndërkohë duke filluar nga e mërkura e në vijim do të kemi rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat maksimale të zbresin në 15 gradë celsius ndërsa vlerat minimale -1 gradë celsius.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta