“Temperaturat deri në 37 gradë”, Hakil Osmani: Si pritet të jetë moti këtë javë

10 Qershor 2024 | 08:22

Ndonëse kjo e hënë nisi me vranësira, duket se dielli do të dalë sërish. Kështu parashikoi Hakil Osmani nga MeteoAlb për “Good Morning Albanians”. Sipas tij temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

Ai bëri gjithashtu një parashikim se si pritet të jetë moti gjatë kësaj jave, duke thënë se temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë nga e marta e në vijim, por moti duket të jetë i qëndrueshëm me vranësira të herëpashershme.

“Dita e sotme edhe pse nisi me vranësira, parashikohet që mesdita të sjellë mbizotërim të kthjellimeve, sidomos në zonat jugore të Shqipërisë. Temperaturat në mesditë pritet të shkojnë deri në 37 gradë, në Elbasan, Berat apo edhe në Gjirokastër. Këto temperature do ndihen edhe më të largëta për shkak të lagështisë së ajrit.

Këto temperature do të vijojnë edhe gjatë javës, megjithatë nga e marta do kemi një rënie të lehtë ku temperaturat të martën e të mërkurën do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius dhe shpesh do të ketë edhe vranësira.

Te enjten dhe të premten do të kemi temperatura të larta 33-34 gradë Celsius, moti do jetë kryesisht i qëndrueshëm, por do ketë kalime vranësirash në zonën lindore. Fundjava do jetë gjithashtu me temperatura të larta 33 gradë Celsius”,-tha Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026