Tension para Parlamentit serb, protestuesit përplasen me policinë

3 Nëntor 2025 | 08:17

Përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme përpara parlamentit të Serbisë, ku nëna e një prej viktimave të stacionit hekurudhor protestoi duke kërkuar drejtësi për djalin e saj

Dijana Hrka, nëna e të riut Stefan Hrka, i cili vdiq gjatë shembjes së një mbikalimi hekurudhor në Novi Sad, filloi dje një grevë urie para Parlamentit të Serbisë, siç kishte njoftuar.

Dhe sipas mediave të huaja, me këtë veprim, ajo po kërkon përgjegjësi për vdekjen e djalit të saj dhe njerëzve të tjerë.

Greva e saj filloi në orën 11:52 të paradites dhe qytetarët, studentët dhe figurat publike që erdhën për ta mbështetur filluan të mblidheshin.

Fillimisht ajo donte të ngrinte një tendë afër parlamentit dhe të qëndronte atje derisa autoritetet të plotësonin kërkesat e saj.

Megjithatë, policia rrethoi hapësirat në mënyrë që ajo të bënte grevë në rrugë.

Kështu, qëndrimi i policisë dhe autoriteteve ndaj nënës që humbi fëmijën e saj shkaktoi një revoltë midis qytetarëve që u mblodhën në këtë vend gjatë gjithë ditës.

Por ndërsa numri i qytetarëve u rrit, një numër gjithnjë e në rritje i brigadave policore mbërritën në vend me pajisje të plota për të shpërndarë demonstratat.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar tensione të mëdha në ato hapësira.

Veç kësaj, një forcë e fortë policore, përfshirë xhandarmërinë, u vendos përpara Parlamentit.

Qytetarët që mbështesnin Dijana Hrkan shprehën revoltën e tyre duke shtuar se pse mburojat ishin drejtuar nga nëna që kishte humbur djalin e saj dhe po kërkonte të vërtetën dhe drejtësinë.

Në të njëjtën kohë, u shfaqën informacione për bllokime të hyrjeve për në Beograd.

Në komente, përdorues të tjerë raportuan për turma të mëdha në autostradën drejt Nishit dhe rreth një duzinë furgonësh policie që ishin nisur nga Novi Sadi për në Beograd.

Kujtojmë se qytetarët, të udhëhequr nga studentët në Serbi, po vazhdojnë të dalin në rrugë pas një vit protestash antiqeveritare, që u nxitën pas vdekjes së 16 persona në një aksident në Novi Sad.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026