Tensionet në Kosovë, Berisha: Vuçiç po luan me zjarrin

11 Dhjetor 2022 | 10:10

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po luan me zjarrin.

Sipas tij, deklarata e Vuçiçit për dërgimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë, tregon për fillimin e një konflikti të ri.

“Serbomadhi Aleksandar Vuçiç po luan me zjarrin! Deklarimi i tij për futjen e 1 mijë ushtarëve serb ne Kosovë është thirrje luftënxitëse. Të dashur miq, Presidenti i Serbomadhisë, Putini i vogël, po i bie këto kohë brirëve të konfliktit të ri në rajon. Paramilitar, forca speciale e tij dhe banda kriminale me mercenarët e Wagner po bëjnë gjithçka të destabilizojnë veriun e Republikës së Kosovës. Çdo natë vendosin eksplozive, shkrepin breshëri kundër forcave të Policisë së Kosovës që sigurojnë rendin, jetën dhe veprimtarinë normale të banorvë të zonave të Veriut të Kosovës.

“Këta kriminelë kanë plagosur me armë zjarri anëtarë në detyrë të forvave policore të Kosovës, bllokojnë rrugë dhe djegin makina. Këto ditë Aleksander Vuçiç, vendi i të cilit është në Gjykatën e Hagës si Geobels i Millosheviçit dhe frymëzues dirket i genocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, deklarohet për futjen e 1000 ushtarëve serb në Kosovë. De facto ai deklarohet për fillimin e një konflikti të ri në Kosovë. Në këto deklarata luftënxitëse ai mbeshtet jo vetem nga padroni i tij në Kremlin, por edhe nga vasali i tij në Tiranë, Edi Rama i cili është një armik i vërtetë i kombit shqiptar dhe mbrojtes i shpifur i qëndrimit të padronit të tij ndaj Rusisë”, shkroi ndër të tjera Berisha në Facebook.

Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor, në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se ai kishte organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri më 6 dhjetor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026