Tensionet në Kuvend, Sula: Mazhoranca refuzon të respektojë Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se 33 vite pas shembjes së diktaturës në Shqipëri, një neodiktaturë po shfaqet si kërcënim serioz i sakrificës së shqiptarëve.
Komentet Sula i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku vuri në dukje zhvillimet e fundit në Kuvend, ku ka pasur tensione të shumta mes opozitës dhe mazhorancës.
Ai tha se maxhoranca refuzon të respektojë Kushtetutën dhe të bëjë transparencë për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.
Sula tha gjithashtu se opozita është e vendosur që të pengojë me çdo çmim mazhorancën që të rrënojë shqiptarët.
Reagimi i Sulës:
🔴33 vite nga shembja e diktaturës, një neodiktaturë është shfaqur si kërcënim serioz i sakrificës së shqiptarëve gjatë vitit të fundit.
-📌Sic e keni parë, mazhoranca refuzon të respektoj kushtetutën. Nuk pranon komisionet hetimore. Nuk do që të hetohen pazaret e bëra me grupet kriminale dhe me kriminelët me kollare në koncesione. Mazhoranca nuk bën transparencë edhe për marrëveshjen me shtetin mik, Italinë. Marrëveshja nuk flet për të pritur shtetasit italianë, por në Shqipëri do zbarkojnë refugjatë nga vendet e treta, por shqetësimi është në faktin se filtrat për grupet kriminale janë shumë të dobta. Do e kthejë vendin në një strehë për kriminelë potencialë.
📌Me arrogancë dhe injorancë në të njëjtën kohë miratuan edhe buxhetin për vitin 2024. Kreu i mazhorancës më të lehtë e ka të shkarkojë anëtarët e qeverisë sesa të bëhet transparencë me fondet e IPARD. Bashkimi Europian i ka hetuar abuzimet ndërsa në shqipëri kjo nuk lejohet. Kjo mazhorancë do të emëroj opozitën që do. Kjo në demokraci nuk ndodh.
🔴Por duke mos mjaftuar këto, hedhin hapa edhe për intimidimin e deputetëve të opozitës duke ndryshuar rregulloren për të përjashtuar dy muaj deputetët.
🔴Nëse kjo mazhorancë ka vendosur që ti pijë gjakun shqiptarëve me cdo çmim, edhe ne jemi të vendosur që me cdo çmim ta pengojmë këtë mazhorancë që të rrënojë shqiptarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë