Tensionet në Veri, analisti: Ka faj edhe Europa, po e mban konfliktin të ngrirë
Analisti Neritan Alibali tha në emisionin Review në Euronews Albania se situata në Veri ndodhi pasi qeveria serbe vazhdon ta konsiderojë veriun tokë serbe dhe hyrjen e komunarëve si pushtim.
Alibali u shpreh se ky moment u shfrytëzua nga Vuçiç për interesat e veta politike dhe për të fituar mbështetjen që e ka në rënie.
Sipas tij një pjesë të fajit në këtë situatë e ka Europa, që vazhdon t’i mbajë konfliktet të ngrira ose gjysmë të ngrira.
“Në mënyrë simbolike në kominat në veri u hoqën flamujt serbë dhe u vu ai i Kosovës. Në Kushtetutën e Kosovës veriu është tokë e tyre. Vuçiç po përpiqet ta shfrytëzojë ngjarjen për interesa të veta, për të marrë mbështetjen që i ka rënë përtokë. Një pjesë të fajit e ka Europa, që vazhdon t’i mbajë konfliktet të ngrira ose gjysmë të ngrira. Evropa e nxiti Kosovën të bëjë zgjedhje në Veri dhe tani i thotë të mos futen në zyra”, tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje