Tensionet Rusi-Ukrainë rrezikojnë furnizimin me miell, thotë eksperti
Çmimi i miellit dhe i grurit ka filluar të rritet në bursë, duke rrezikuar shtrenjtimin e bukës. Këtë deklaratë bëri Arben Shkodra, përfaqësuesi i Shoqatës së Prodhuesve.
Ai nënvizoi për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se një përshkallëzim i konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë, do të krijonte probleme në furnizimin me drithëra.
“Ka filluar të rritet në bursë çmimi i grurit dhe miellit. Ka pasur më pak prodhim, je në pikun ku gruri dhe mielli kërkohet shumë. Nga ana tjetër është fundi i depozitimeve. Rusia është vendi i parë në botë sa i përket eksportit të drithërave, Ukraina është i treti. Ku hynë në konflikt, prek të mbjellat, transportin e tyre”, u shpreh z. Shkodra.
Ai tha se në Shqipëri nuk ka rezerva të drithërave dhe kjo situatë do të ndikonte drejtpërdrejt tek ne. Sipas tij Shqipëria ka një varësi shumë më të lartë për drithëra sesa për perime.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës