“Tentoi të pengonte hetimet ndaj Veliaj”- SPAK merr të pandehur dhe deputeten e PS

10 Shkurt 2025 | 16:53

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua këtë të hënë pas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK në njoftimin zyrtar ka bërë me dije se, përveç Veliajt, është vendosur nën hetim edhe deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka.

Ajo akuzohet për pengimin e hetimeve të prokurorëve të SPAK për zbardhjen e skemës korruptive të lidhur me kryebashkiakun.

Në një njoftim zyrtar, SPAK njofton se Klotilda Bushka është regjistruar si person i dyshuar për veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, sipas nenit 301 të Kodit Penal. Hetimet kanë të dhëna konkrete që sugjerojnë se ajo ka ndërhyrë në mënyrë aktive për të penguar procesin hetimor lidhur me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

“Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024”, njofton SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026