Tentoi të vriste me armë një shtetas 3 javë me parë, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

18 Dhjetor 2025 | 12:00

Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar i cili tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në zonën e Institutit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Akuza”, u vunë në pranga shtetasit: F. F., 36 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”; I. L., 32 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 30 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi F. F. ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin M. J., dhe pas krimit është ndihmuar nga shtetasi I. L., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

36-vjeçari u kap pas ndjekjes së automjetit me të cilin ai lëvizte bashkë me shtetasin M. N., nga Instituti deri në bulevardin “Nënë Tereza”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026