Tentoi të vriste me thikë një 37-vjeçar, arrestohet autori në Cërrik

7 Mars 2025 | 09:38

Policia e Cërrikut është njoftuar për një plagosje me mjet prerës, në fshatin Gjyralë. Pas këtij njoftimi shërbimet e policisë kanë organizuar punën në vendngjarje duke bërë të mundur vënien në pranga të autorit.

Shtetasi me iniciale U. Ll., 24 vjeç, banues në Cërrik, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës thikë, shtetasin me iniciale S. Rr., 37 vjeç.

Nga ana tjetër, i plagosuri i proceduar në gjendje të lirë, është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Nga kjo ngjarje janë sekuestruar mjeti prerës, shkopi i besjbollit dhe automjeti i 37-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026