Tentoi të vriste një person një vit më parë, arrestohet 34-vjeçari në Itali, pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë
Finalizohet një operacion mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. Policia bën me dije se është arrestuar në Itali 34-vjeçari Malvin Skarra, i cili pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.
“Shtetasi M. S. është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, bazuar në informacionet që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale për vendodhjen e këtij personi në Itali.
Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në vitin 2019, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas uniformave blu 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më 15 mars të vitit 2019, në vendin e quajtur “Ura e Cerenecit” në Dibër plagosi me armë zjarri Mirdash Osmanin.
Ngjarja ndodhi për motive të dobëta.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk