Teologu Çomeni zbulon porositë e Janullatos për veprat e Fan Nolit
Teksa ka diskutuar për atë çfarë ka lënë pas kryepeshkopi Janullatos, kontributet e tij, apo konceptimet që kishte vetë ai në fusha të ndryshme, Teologu Thoma Çomeni gjithashtu është ndalur në atë që Janullatos tregonte një kujdes të veçantë, ndaj veprave të Fan Nolit.
Çomeni theksoi se për kryepeshkopin kishin shumë rëndësi veprat e Nolit dhe nga një vlerësim i tillë, ai linte porosi që të tregohej kujdes me këto të fundit.
“Janullatos vlerësontë gjithmonë veprat e Nolit. Na thoshte bëni kujdes psalmet e tij, pra këngët fetare, sepse për të ishin të rëndësishme. Nolin e vlerësonte si personalitet si dhe për veprat që kishte lënë për Kishën Ortodokse në Amerikë dhe në Shqipëri.
Edhe sot në Kishën Ortodokse gjenden veprat e Nolit sepse ai realisht kishte bërë ndryshim epokal në historinë e krishtërimit dhe krypeshkopi e vlerësonte këtë gjë”, tha teologu Çomeni.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona