Tërhiqet nga gara kandidati i PD-së për Korçën

28 Mars 2023 | 14:54

Gjergji Gjata, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Korçës është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 14 majit.

Gjata ishte kandidati i Partisë Demokratike të përfaqësuar nga kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Bashkë me të bëhet me dije se janë tërhequr nga gara edhe 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak të propozuar nga PD.

Përmes një reagimi, Gjata bën me dije se tërheqja e tij nga kandidimi është për shkak të mosrespektimit të procedurave vendimarrëse në organet drejtuese të PD-së.

“Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçëë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të proçedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin.

Proçedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ”, njofton Gjata.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026