Tetori rozë/ Mesazh i gruas me kancer gjiri: Mos e lini sëmundjen t’ju mbizotërojë

23 Tetor 2023 | 19:15

Tetori për zonjën Saime, është një muaj me kujtime jo fort të mira. Fiks një vit më parë, në Shkodër, ajo u diagnostikua me kancer të gjirit. Në luftën me këtë sëmundje, ajo ja doli të triumfojë.

“Për momentin nuk e kam përjetuar mirë kur e kam marrë vesh diagnozën. Atëherë i dhashë forca vetes dhe për hir të familjes mblodha forcat dhe më në fund ja dola . Diagnoza kur ke kurajën si mbështetjen e familjes dhe shoqërisë tënde nuk e ndjen si diagnozë dhe nuk të pengon diagnoza për të bërë një jetë normale “,-u shpreh pacientja Saime Grethi.

Një vit më vonë ajo ka dalë në mbështetje të çdo gruaje dhe vajza që është prekur nga kanceri i gjirit.

Nën moton “Në luftën kundër kancerit të gjirit duhet të bëhemi bashkë  për tu dëgjuar, për tu këshilluar e për të sensibilizuar”, të rinjtë, gra dhe vajza dhanë mesazhet e tyre, për këdo që është prekur nga kjo sëmundje.

 “Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar  që jemi të gjitha bashkë sot për një kauzë, lufta kundër kancerit të gjirit .Gjatë tanë tetorit ne bëjmë takime me gratë dhe vajza të ndryshme dhe ma besoni që për të fol për shëndetin e gruas nuk është aspak e lehtë”,-tha Megi Bilali, shefe e shërbimit parësor.

Të përballesh me këtë sëmundje nuk është aspak e lehtë. Ndaj në Shkodër, shërbimi social, ka hapur dyert për çdo grua dhe vajze, që këtë luftë të mos e kaloj vetëm.

 “ Të gjitha grave dhe vajzave të cilat kanë pësuar ose po kalojnë një periudhë të vështirë si është rasti i kancerit të gjirit që të kund të diskutojnë por dhe të marrin këshillimin e nevojshëm apo të paktën të marrin pjesë në workshope apo trajnime që ti ndihmojnë për të kuptuar sa më mirë situatën e tyre shëndetësor”,-tha Suad Arrila, punonjës social.

Çdo ditë rreth 40 gra dhe vajza paraqiten pranë  spitalit rajonal të Shkodrës për të kryer mamografinë . Kjo shifër kontrollesh është vetëm përgjatë tetorit rozë i cili është muaji i sensibilizimit ndaj kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse pasi gjatë pjesës  tjetër të vitit numri vizitave është shumë i ulët .

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak

Trupat ushtarake gjermane që ndodhen në bazën fushore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit në Irak do të tërhiqen deri në fund të shtatorit, sipas një...
10:54 | 11/07/2026

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026

Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)

Këto janë momentet kur këngëtari me famë botërore Kanye West shfaqet në ambientet e një hoteli në Tiranë, teksa pritet me brohorima nga fansat e...
10:32 | 11/07/2026