“Thanë, unë jam ukrainas!” Zelensky: T’u japim shtetësi luftëtarëve të huaj
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shënoi Ditën e Unitetit të Ukrainës me prezantimin e një projektligji që lejon shtetësinë e shumëfishtë. Një lëvizje e tillë do t’iu mundësonte luftëtarëve të huaj dhe ukrainasve etnikë që gjenden jashtë vendit të pajisjen me pasaporta ukrainase, duke mos hequr dorë nga shtetësia tjetër.
Zelenksy tha më 22 janar se ky projektligj nuk do të aplikohej “për qytetarët e shtetit agresor”, një referencë për qytetarët rusë.
Ukraina po lufton kundër pushtimit në shkallë të plotë që Rusia nisi shkurtin e vitit 2022. Qeveria ukrainase krijoi një legjion të huaj disa ditë para nisjes së pushtimit dhe sipas disa vlerësimeve, numri i luftëtarëve të huaj është rreth 2.000.
“Sot ne duhet të bëjmë hapa para, jo vetëm për të forcuar unitetin e Ukrainës dhe popullit tonë, por po ashtu unitetin e lirive dhe të drejtave, të vërtetën për ukrainasit, të vërtetën për historinë tonë”, tha Zelensky, duke shtuar se projektligji do të mundësojë miratimin e amendamenteve ligjore dhe të drejtën për shtetësi të shumëfishtë.
“Ata që me shpërthimin e një lufte në shkallë të plotë, pavarësisht rezidencës së tyre, vendlindjes apo pasaportave të tyre thanë ‘Unë jam ukranias’… personat me orgjinë ukrainase, apo ata që për një kohë të gjatë kanë dëshmuar se e kanë shpirtin ukrainas. Dhe pas shumë vitesh pritje, ata më në fund do të mund të bëhen me pasaportë ukrainase”, shtoi ai.
Sipas ligjeve aktuale ukrainase nuk lejohet shtetësia e dyfishtë apo e shumëfishtë për poseduesit e pasaportës ukrainase. Më herët gjatë këtij muaji, edhe presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi një ligj të ngjashëm, që u ofron luftëtarëve të huaj mundësinë që të marrin shtetësinë ruse.
Dita e Unitetit është festë zyrtare në Ukrainë që nga viti 1999.
Ideja e shënimit të kësaj dite duket se daton një dekadë para kësaj, kur Ukraina u nda nga Bashkimi Sovjetik.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 11:19 Nesër koncerti i Kanye West, rrugët që bllokohen nga mëngjesi deri në mesnatë në kryeqytet
- 11:11 Presidenti libanez takim me shefin e ushtrisë, në fokus sulmet izraelite
- 11:07 Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, shkak dyshohet xhelozia. Deklarata e autori pas arrestimit: Nuk jam penduar
- 10:59 Burnham pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë, 322 deputetë laburistë e mbështesin në nominimin e parë
- 10:52 Vrasja e tregtarit Besnik Hida në vitin 2019 në Lushnje, SPAK përfundon hetimet
- 10:38 OKB: Vendet në zhvillim shpenzojnë më shumë për shlyerjen e borxhit të jashtëm sesa për arsim